Morën ryshfet, Policia arreston dy pronarë të një autoshkolle

nga Xh M

Policia rajonale e Kosovës Ferizaj ka arrestuar sot H.S. dhe E.S., pronarë të një auto shkolle në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, nën dyshimet se kanë marrë ryshfet nga kandidatët për patentë-shofer duke iu shmangur testeve/kritereve përkatëse, përfshirë sigurimin e certifikatës mjekësore.

Gjatë kontrollit të auto shkollës me urdhër nga Gjykata Themelore-Ferizaj, janë gjetur dhe konfiskuar dy telefona mobilë, regjistratorë-libra- gjithsej pesë, fletore regjistrimi; fletore interne dhe gjepi–gjithsej shtatë, 64 dosje origjinale të kandidatëve dhe 21 certifikata mjekësore të shoferëve profesionalë për punë.

Me këto veprime të dyshuarit kanë kryer veprat penale pranimi i ryshfetit në sektorin privat dhe falsifikimi i dokumenteve.

Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More