Agjencia Zhurnal.mk

Morena Taraku publikon këngën e re “F*ck your location”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“F*ck your location” titullohet kënga e re e saj, e cila vjen si një ‘diss’ për temën e shumë të përfolur të “lokacionit”, pas disa audio incizimeve që iu publikuan pa autorizim në fillim të këtij viti.

Kënga është e zhanrit hip-hop dhe e sjell për herë të parë bukuroshen Taraku në një interpretim të stilit rap.

Muzika është realizuar nga producenti LexNour Beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet Morena.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe është xhiruar brenda ambienteve luksoze të rezidencës së Tarakut në Stamboll të Turqisë.

Përveç kësaj kënge, bukuroshja me prejardhje nga Peja ka paralajmëruar se do të publikojë edhe një album të tërë me këngë të reja.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...