Mori vëmendje në paraqitjen e fundit me fustanin transparent, Teuta Selimi: Një gjë e mirë po vjen

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Teuta Selimi, prej kohësh nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

 

Artistja, e cila admirohet në masë të madhe nga publiku, bëri një pauzë edhe nga mbrëmjet e ahengjet e ndryshme.

E njëjta duket se po rikthehet me një këngë të re dhe këtë e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale.

Krijuesja e shumë hiteve në postimin e fundit po ashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive në fustanin e shkurtër transparent.

“Një gjë e mirë po vjen”, ka shkruar ajo.

Selimi nuk ka zbuluar saktësisht atë që po sjell, por që pritet të shohim në vazhdim meqenëse mezi po pritet edhe nga fansat.

Teuta ndërkaq është zhvendosur që shumë vite në Zvicër së bashku me familjen e saj. 

Related posts

Don Xhoni mori vëmendje në një nga koncertet e fundit me syze ‘Louis Vuitton’ që kushtojnë mbi 600 euro

D V

Arbnora Ademaj bën debutimin zyrtarisht në kinematografinë turke, sot nis me serialin “Kirik Hayatlar”

Redaksia

Britney flet për ‘hakmarrjen’ në postimin e parë në Instagram, prej se babai i saj paraqiti dorëheqjen nga kujdestaria pas 13 vjetësh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com