Showbiz

“Mos e krahaso veten me askënd”, kujt ja drejton Tayna këtë mesazh?

Zhurnal Ads

Tayna herë pas here jep mesazhe frymëzimi për fansat e saj dhe këtë herë ju ka dërguar një mesazh të gjitha ndjekësve femra në rrjete sociale.

“Ndaloni së krahasuari pamjen tuaj me gratë e tjera. Bukuria jote është unike dhe duhet ta shikosh veten si gruan më të bukur në botë në mënyrën tënde, sepse ti je”, ka shkruar Tayna shoqëruar me një zemër të keqe.

Ndoshta ky është mesazhi që çdo vajzë e grua duhet të lexoj në çdo ditë të jetës, ndaj disa doza pozitiviteti nuk i bëjnë dëm askujt. Tayna ka treguar se ajo lexon shumë libra frymëzues dhe meditues e këto e kanë ndihmuar për të pasur sa më shumë vetëbesim.

Kohët e fundit reperja ka qenë në vëmendjen e mediave rozë, për shkak të prishjes së raportit të saj me Dafina Zeqirin. Kjo e fundit publikoi pak javë më parë projektin muzikor, Zili Zil, që të gjithë e përkthyen si një “diss” për reperen. Më pas Tayna ju përgjigj po ashtu me një “diss” në emisionin e Meriton Mjekiqit, ndërsa Dafina ju bëri “follow” në Instagram rivaleve të ish-mikes së saj, Melinda Ademit dhe Rina Balaj.

Postime të ngjashme

DiCaprio i gëzuar me shndërrimin e Vjosës në Park Kombëtar: Do të bëhej një shembull për Strategjinë e Biodiversitetit

S.B.

I mërziti fansat? Loredanës i ndodh e papritura në Instagram

S.B.

Cardi B shkëmben puthje me ish-bashkëshortin Offset, pasi i dhuroi veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...