Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Mos e pengo Vlorën Ilir, sepse s’është ledh i LSI-së”, Rama i përgjigjet Presidentit Meta, Denaj sqaron detajet për projektin e segmentit Vlorë-Orikum

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka dalë sot në një komunikim me publikun për të sqaruar se çfarë po ndodh lidhur me projektin e rindërtimit në segmentin Vlorë – Orikum, për të cilin kryeministri Rama ka akuzuar kreun e shtetit se po e bllokon.

Në mbishkrimin e videos në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të shtetit, dhe thotë: “Mos e pengo Vloren Ilir, sepse Vlora s’është ledh i LSI-së, po është konaku i Shqipërisë”.

Sipas Ramës, “projekti financohet nga Fondi Saudit dhe është bllokuar nga Ilir Meta, për arsyen e kuptueshme kollaj fare nga çdo qytetar i Vlorës e i Shqipërisë, nëse s’është kaçak i LSI-së“.

Ministrja Anila Denaj sqaroi se Ministria ka ndjekur me përpikmëri hapat e nevojshëm në përputhje me ligjin që rregullon procesin e huamarrjes.

Presidenti është informuar me dy shkresa për huanë, termin negocim dhe arsyet e ndryshimeve të kërkuara.

Unë sqaroj se nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri të Shqipërisë. Ky është një rialokim i një detyrimi të siguruar më parë përmes një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvende,

Ajo që kërkohet të arrihet është që me të njëjtin fond e burim financiar,
të realizohet një projekt tjetër infrastrukturore në të njëjtin qark.

Dakordësia me palën saudite për të ndryshuar objektin e financimit por as shumën as normën e interesit e as afatin kohor, kjo dakordësi që u realizua në gusht i hapi rrugë fillimin e procesit për të ratifikuar në parlament këtë ndryshim si objekt ndryshimi infrastukturor e si rrjedhojë anullimin juridik të objekt investimit të mëparshëm,

Ku qëndron kundërshtia me Kushtetuesen? Në asnjë nga këto. Është nevojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve e nxitur zhvillimin ekonomik. Procedura është tërësisht ligjore,

sqaroj zyrën e Presidentit se vetëm në kushtet kur projekt marrëveshjet e propozuara përmbajnë parashikime të caktuara kur institucionet s’janë dakort me kushtet bazë të një marrëveshje financiare vetëm në këto raste ngrihen grupe duke kërkuar dhe autorizim nga Presidenti apo kryeministri në varësi kush janë palë.

Postime të ngjashme

Pse e skualifikuan? Mjeku Kosova: Tritani më mban inat për tenderin “që nuk mbylla sytë”. Ruli për vjedhjen e njeriut të tij

T E

Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

T E

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Durim! Nesër të shpjegoj fabrikën e parave

S.B.

Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa! Duhet të fillojnë negociatat

S.B.

Reforma në Drejtësi/ Presidenca paralajmëron Ramën: Mos e provoko popullin e 2 marsit!

S.B.

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re”, Meta mesazh në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...