Filloreta Raçi – Fifi ka qenë së fundmi e ftuar në “Një Gotë Rose” me Rozana Radin, ku ka folur për fillimet e karrierës, industrinë muzikore si dhe për jetën private.
Ajo ka folur për kompeticionet që mbahen në Shqipëri gjegjësisht për garën muzikore të përvitshme, ‘Këngën Magjike’.
“Mos e votoni kosovaren”, ka qenë fjalia që e ka shoqëruar gjatë gjithë asaj periudhe, për të cilën i ka ngelur hatri.
“Mos e votoni kosovaren, kjo ka qenë një bullizim, racist shumë i shpifur që unë e dija që çfarë po ndodh, e dija çfarë po thoshin edhe nuk kisha mundësi me reagu se isha vetëm”, u shpreh ajo.
Këngëtarja tutje tha: “Në momentin që unë ju thoja dy tre njerëzve se janë tu thanë mos e votoni kosovaren, unë nuk kam ardhur me fitu, kam ardh thjesht me ma dëgju njerëzit zërin se Kënga Magjike e ka atë fuqi, që ty të bën me u ndi”.
Sidoqoftë, ajo tani është njëra nga artistet më të suksesshme në estradë.