Agjencia Zhurnal.mk

Mos kini turp të flisni për shëndetin mendor

Përdorimi më i hershëm i regjistruar për qëllime mjekësore i një erëze, daton më shumë se 3 600 vjet më parë, kur shafrani përdorej fillimisht si bimë kurative. Disa mijëra vjet më vonë, shkencëtarët vendosën që ta testojnë atë paralelisht me prozakun, një medikament antidepresiv, për të trajtuar depresionin klinik.

Si erëza po ashtu edhe ilaçi funksiononin njëlloj në reduktimin e simptomave të depresionit. Për sa i përket efekteve anësore shafrani ishte më i sigurt. Për shembull, 20 për qind e grupit që piu prozak, vuajtën nga rënia e funksionit seksual, një dukuri e përbashkët e shumë medikamenteve antidepresive, ndërsa në grupin e atyre që pinë shafran, asnjë nuk e pati këtë problem.

Shafrani është një nga rastet e rralla kur medikamenti natyral kushton më shumë, sesa ai mjekësor. Shafrani është erëza më e shtrenjtë në botë. Ai mblidhet nga lulja crocus, më saktë, nga pistilat e tharë (fijet e holla që ndodhen brenda lules), të cilët bluhen për të përgatitur erëzën. Nevojiten më shumë se 50 000 lule crocus, mjaftueshëm për të mbuluar një fushë futbolli, për të prodhuar vetëm 1 kilogram shafran.

Një dozë shafrani ekuivalente me prozakun, mund të kushtojë më shumë se dyfishi i ilaçit, por një studim i mëvonshëm zbuloi se vetëm nuhatja e shafranit sjell përfitime të mira psikologjike. Edhe pse studiuesit e holluan erëzën aq shumë sa aroma e saj të mos ndihej nga personat e zgjedhur për studim, sërish u vu re një ulje e hormoneve të stresit te femrat që i morën erë për 20 minuta, krahasuar me ato që kaluan 20 minuta duke i marrë erë një shafrani placebo, si dhe përmirësime të konsiderueshme të simptomave të ankthit te femrat.  Pra, nëse keni ankth, ndoshta duhet të zgjoheni dhe të nuhasni pak shafran.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...