Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Mos më quani gënjeshtare”, Jennifer Lopez reagon sërish ndaj akuzave për ndërhyrje estetike

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, kohëve të fundit është akuzuar se ka bërë ndërhyrje estetike.

51-vjeçarja e kishte ndier të arsyeshme të tregojë se përdor produkte anti-rrudha, për të mos u akuzuar më, shkruan Daily Mail.

Sipas artistes ekziston edhe një sekret tjetër që të mos plaket, duke respektuar vajzat dhe gratë e tjera.

Kjo vjen pasi Jlo përmes Instagram-it ishte shprehur se nuk ka nevojë për ‘botox’, pasi ajo çka duhet bërë është të kalojnë kohën me pozitivitet.

Përpos kësaj, ajo sërish ka reaguar edhe në një intervistë për People, derisa thoshte se nuk dëshiron ta quajnë gënjeshtare.

“Nuk dua ta akuzojë askënd. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndërhyrje, është në rregull. Por, nuk dua që njerëzit të gënjejnë dhe të më thonë që nuk më besojnë”, është shprehur ajo.

Më parë gjatë këtij muaji, bukuroshja brune kishte ndarë edhe një rutinë ditorë, me produkte të saj të bukurisë.

Postime të ngjashme

Me këmishë nate dhe e pa grimuar, Dua Lipa iu thotë “mirëmëngjesi” fansave me poza ku vë në pah dukjen e saj natyrale

S.B.

Dua Lipa sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre”

S.B.

Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd

S.B.

Kanye West dhe Kim Kardashian kërkojnë të dy kujdestarinë e përbashkët në divorc

S.B.

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses të madh, kënga e saj “Meant to be” arrin një miliard dëgjime në Spotify

S.B.

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...