Shqipëri

“Mos na e pengoni atë që na lejon Kushtetuta”, Murrizi për Kodin Zgjedhor: Varianti i PS-së është sondazh dhe jo lista të hapura

Zhurnal Ads

Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor.

Në fjalën e tij, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi deklaroi se varianti i PS-së është një sondazh dhe jo lista të hapura.

Ulsi Manja: Sot jemi në votimin në parim të Kodit Zgjedhor. Jemi të mbledhur në  Komisionin e Ligjeve dhe jo në Këshillin Politik. PD nuk e ka dorëzuar amendamentin në parlament. Nisma e PD-së vlen për Këshillin Politik.

Myslim Murrizi: Varianti i PS-së është një sondazh dhe jo lista të hapura. Ne në emër të listës sonë kemi kërkuar që listat të hapen 100 për qind. Ne duam që në këtë Kuvend të vijnë deputetë, që vijnë nga qytetarët shqiptarë. Mos pengoni atë që lejon Kushtetuta. Dëshiroj që për herë të parë të ketë garë të ndershme. Ne kërkojmë që numërim të jetë nga administrata politike.

Nuk besoj se është e tepërt që Shqipëria të gjejë 1800 numërues. 90 vende numërimi nga 5 tavolina, herë 4 veta bëjnë 1800 veta dhe të vijnë nga arsimi, noterë e gjyqtarë. Si mundet që unë apo kolegë të PS apo PD të pranojnë që rezultati është ai që është hedhur në kuti kur vota do të numërohet nga individë politikë të caktuar nga drejtuesit politik qoftë të qarqeve qoftë nga kryetari i partisë, kur kemi garë mes vetes.

Kemi propozuar edhe pragun. Nuk na tremb pragu. Të vijnë në parlament ata që e kalojnë pragun. Pra prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Idealja do të ishte që të ishte pragu natyral për një mandat në qark”. (d.xh/ Balkanweb)

Postime të ngjashme

Pipero e ‘dredh’ sërish: Maska duhet mbajtur edhe në ambiente të hapura

admin

Shtyhet votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

admin

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, Meta: Duhet zgjim, përballje dhe ndryshim

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...