“Mos na jepni shumë mend”, Orinda Huta ka një mesazh për të gjitha ato që e kritikuan si ushqen Atarën

Në ndryshim nga shumë personazhe të njohura të showbiz-it shqiptar, Turjan Hysko dhe Orinda Huta, na prezantuan pak pas lindjes thesarin e familjes, Atarën, që e kishin dëshiruar dhe pritur aq gjatë. Tanimë gjithçka rrotullet rreth saj që prej datës 15 korrik, kështu që është normale që edhe postimet e të dyve në Instagram t’i dedikohen të voglës së familjes.

 

Mami Orinda është më aktive në rrjete sociale, duke qenë se nuk i është rikthyer ende punës. Ajo tregon herë pas here për ndjekësit se si kujdeset për Atarën e vogël dhe së fundmi duket se ka marrë vërejtje për mënyrën se si e ushqen.

Orinda ka treguar se të voglën e ushqen me qumësht gjiri dhe formulë, duke qenë se nuk është i mjaftueshëm qumështi i saj. Për këtë arsye, Orinda ju ka dhënë një mesazh të gjitha nënave të reja dhe grave që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

“Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin.

E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, shkruan Orinda.

Related posts

Pornostarja ruse hidhet nga kati i 22-të pasi ndjehej e vetmuar

R Zh

Tolgahan e quan zemër vjehrrën e tij

D V

Greta Koçi e mbajti sekret fejesën, por jo unazën

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More