Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mos rrëshqisni në “shpellën” kolonialiste të Serbisë mashtruese

Barometri diplomatik

*** Serbia po kërkon vazhdimin e Dialogut të Brukeslit (2011-2018), me qëllim që të fitojë në kohë, duke imponuar “formulën” e saj të konservimit të një konflikti të ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës (duke e përdorur territorin  verior të Kosovës  si pretekest për marshime të reja invaduese në pjesët e tjera të Kosovës, të populluara nga enklavat dhe eksklavat serbe)  ashtu, sipas modelit të Kashmirit ndërmjet Indisë dhe Pakistanit (1947), si konflikt territorial ndërshtetëror të pazgjidhur jo më pak se 74 vjet.

Kjo është një nga shkaqet, pse  të gjitha “lutjet” e deritashme 20-vjeçare të politikës së krerëve të Kosovës, që Beogradi të njohë Republikën e Kosovës, kanë rënë në ujë, sepse Serbia  antidemokratike (me susbstancë politike milosheviqiane-“Kosovo je Srbija”) po përgatitet (politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht), që Kosovën ta rikthejë nën ish-sundimin e saj kolonial (1912-1999). Për këtë qëllim edhe e ka “shpikur” Dialogun e Brukselit (2011).

Mirëpo, këtë fatalizëm ende nuk  është në gjendje për ta “lexuar” politika zyrtare e Prishtinës! Përkundrazi,  duke qenë se i mungon refleksi politik dhe diplomatik (ashtu sikurse dikur njëfarë politike centripetale pacifiste dështuese), në vend se të pezullojë çdo dialog me Serbinë derisa kjo të njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008), Prishtina zyrtare po kërkon vazhdimin e “Dialogut të Brukselit” prej të cilit nuk pritet të fitojë asgjë përpos  rrezikut të copëtimit të territorit verior të saj.

Mirëpo, derisa udhëheqja e Kosovës të vazhdojë dialogimin me Serbinë në kuadrin e procesit negociues të Bruskelit, Serbia do të shpresojë se, të paktën do t’ia shkëputë  territorin verior të Kosovës. Në të kundërtën,  nëse lidershipi i Kosovës refuzon vazhdimin e Dialogut të Brukelit, atëherë Beogradit zyrtar  i mbetet vetëm një opsion-NJOHJA e Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), ashtu siç ka rekomanduar, edhe presidenti i ri SHBA-së, Joe Biden në letrën e tij, dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e urimit të Ditës së Shtetësisë së Serbisë (15 shkurt 2021). Në këtë letër urimi, presidenti Biden ka nënvizuar se “Amerika edhe më tej do të mbështetë Serbinë në integrimet evropiane, në reformat dhe në arritjen e përhershme të marrëveshjes me Kosovën, duke u fokusuar në njohjen reciproke të Kosovës dhe të Serbisë”.

Mirëpo, presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu ka përgjigjur negativisht Joe Bidenit, duke  pohuar : “Faleminderit për urimin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë. Mirëpo, sa  i përket njohjes së Kosovës, kjo nuk figuron në asnjë akt. Për më tepër këtë ua kam thënë edhe në Uashington, më 4 shtator 2020 në praninë e ish-presidentit Donald Trup, se Serbia nuk do të njohë Kosovën. Kjo përgjigje ime nuk do të ndryshojë as në të ardhmen.”

PO, Brukselit nëse Beogradi e njeh Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008)!

Mirëpo, logjikisht nëse Serbia e njeh Kosovën, atëherë  vetëshuhet “Dialogu i Brukselit”, askujt nuk i nevojitet vazhdimi i tij.

Pra, as në afat të shkurtër e as në afat të gjatë nuk parapëlqehet asnjë dialog a multidialog me  Beogradin, pa e njohur paraprakisht Serbia Republikën e Kosovës.

Ky duhet të jetë kusht për Serbinë, edhe nga Amerika, edhe nga BE-ja,  edhe nga NATO-ja, edhe nga OSBE-ja, edhe nga OKB-ja. Ndryshe, politika dhe diplomacia e Beogradit, e bashkërenduar me  Moskën dhe me Pekinin, edhe më tutje do të vazhdojnë “këngën e vjetër” për copëtimin, përkatësisht për zhbërjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në vend të dialogut steril me Beogradin, nga Amerika dhe nga BE-ja, të kërkohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Nëse  një kërkesë e këtillë legjitime dhe legale refuzohet nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë, kjo do të jetë një padrejtësi e madhe dhe e pajustifikueshme, me  rreziqe dhe me kërcënime permanente të stabilitetit dhe të bashkëpunimit në Ballkan si zonë paqeje, sigurie dhe prosperiteti të Evropës Jugore, kur dihet se e drejta historike dhe e drejta  ndërkombëtare janë në anën e së drejtës së vetëvendosjes, që nënkupton shkolonizimin e plotë të shqiptarëve në vendet fqinje (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia).

Të mos humbasim kohë me Serbinë, por të koordinohemi me Shqipërinë, sa nuk është bërë vonë sikurse (1990-1990) !

Derisa Serbia nuk e ka sulmuar Kosovën, duhet të përfitojmë në kohë (një hap para saj), të hartojmë kërkesën e përbashkët për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë (qoftë model federativ a konfederativ, varësisht nga dëshira e  shprehjes së popullit në mënyrë plebishitare me votën e tij të lirë dhe demokratike), dhe, kjo t’u dorëzohet: Amerikës dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë (BE dhe NATO), si dhe Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është opsioni i vetëm që mund ta shpëtojë Kosovën  nga RIGLLABËRIMI i Serbisë kolonialiste gjenocidale (1912-1999)

Këtë kërkesë të ligjshme dhe të domosdoshme të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e mbështet edhe RILINDËSI dhe AKADEMIKU ynë i mirënjohur, REXHEP QOSJA: –“Pavarësisht zërave kundër, Kosova dhe Shqipëria, do të bashkohen, sepse jemi një popull, dy shtete, një kulturë dhe me një të kaluar. Tani, deshi fati, ishte një shans për shqiptarët, që ta shfrytëzojnë për shumëçka, që t’i afrojnë marrëdhëniet e tyre që do të çojnë në një drejtim, që është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. U bashkuan Gjermanitë, por kurrë Gjermania Perëndimore nuk e ka hequr prej Kushtetutës bashkimin”https://a2news.com/2020/02/17/rexhep-qosja-shqiperia-dhe-kosova-do-te-bashkohen-pavaresisht-zerave-kunder/)

Po, kjo është e vërtetë, siç pohon Rexhep Qosja, se “Gjermania Perëndimore e ka pasur në Kushtetutën e saj bashkimin”, dhe  për fatin e saj të mirë, këtë e realizoi më 1990, pas shembjes së Murit të Berlinit (1989).

Një “klauzolë” të tillë të bashkimit e gjejmë edhe në Kushtetutën e sotme të Republikës së Shqipërisë së vitit 1998, ku thuhet: “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar.”(Preambula).

Mirëpo, kjo sintagmë për bashkimin shqiptar, vetëm se figuron si shkronjë e “ shkruar në akull”, sepse  as de fakto e as de jure hëpërhë nuk ka kurrfarë vlere, duke qenë se  deri më sot (1878-2021), asnjë shqiptar i skllavëruar dhe,  asnjë pjesë e copëtuar dhe e kolonizuar e Shqipërisë Etnike nuk është bashkuar me Shqipërinë  e  cunguar londineze (1913). Madje, që absurdi të jetë më i madh (edhe pse me këtë Kushtetutë lejohet bashkimi kombëtar) asnjë nga liderët drejtues të Shqipërisë së sotme demokratike dhe sovrane vetëm në letër (1990-2021) , nuk ka pasur as vullnetin, as guximin dhe as interesin, që t’u ushtrojë kërkesë zyrtare qoftë OKB-së, qoftë BE-së, qoftë Amerikës për bashkimin kombëtar shqiptar brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike.  Kjo është fatkeqësia e Kushtetutës së Shqipërisë, në të cilën  de jure  është sanksionuar bashkimi kombëtar,  por vetëm  në Preambulën e saj, kurse de fakto, qe 30 vjet, askush nga shtetarët e Shqipërisë nuk guxon as ta përmendë, lëre ta bëjë çështje ndërkombëtare për shqyrtim dhe për zgjidhje, që do të nënkuptonte dekolonizimin  shekullor nga kolonialistët fqinj sllavë të Ballkanit(1878-2021).

Postime të ngjashme

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të vijnë në Kosovë, një pjesë e tyre nga Kroacia duan të kthehen në Gjermani

D V

Djaloshi që ishte për vizitë te babai dhe po kthehej në Kosovë: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim

D V

Kujtim Kastrati që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, po vinte në Kosovë për të martuar vëllain

D V

Zjarrfikësit që shpëtuan pasagjerët e autobusit: Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për këtë tragjedi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...