Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Mos u bëni këlyshë të Taulantit”, Kryemadhi përplaset me policinë në Elbasan

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është përplasur me policinë në Elbasan këtë të mërkurë, teksa ndodhet në një takim për të shpalosur programin mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Pas prezantimit të programit, nën shoqërinë e qytetarëve disa efektivë të policisë i janë afruar asaj duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid.

Kryemadhi ka zhvilluar një debat me ta dhe ajo që vihet re në foto është mosmbajtja e maskës nga ana e saj.

Ajo u tha policëve që mund ti vendosin gjobë, teksa shtoi do të përballen me të në gjykatë.

“Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë. Merruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshëve të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat”, ka deklaruar Kryemadhi.

Vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama një ditë më parë reagoi ashpër ndaj mosrespektimit të masave anti COVID nga politikanët e të gjitha partive dhe paralajmëroi gjoba.

Postime të ngjashme

Zjarr në Kalanë e Beratit, zjarrfikësit dyshojnë se është e qëllimshme

D V

Meta: 70 vatra aktive zjarri në Shqipëri po rrezikojnë rëndë pasuritë natyrore

D V

Ministria e Shëndetësisë publikon rastet e reja, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

D V

Zjarret, Meta: Të merren masa, e papranueshme shpërdorimi i detyrës

D V

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët: Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

D V

Rama: Angazhimi i ushtrisë për shuarjen e zjarreve, meriton respekt e inkurajim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...