Mosardhja e drejtorit të CIA-s në Shkup, lajm i mirë, apo shqetësues për ne?

nga I Z


Shkup, 26 gusht –
Ballkani sado i vogël që është, shpesh herë ka qenë në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare, madje edhe të rangut botëror, is rajon me të kaluar të lavdishme, por me histori moderne përplot me konflikte. Në këtë kontekst, karakteristike ishte edhe ardhja e shefit të CIA-s, Villiam Burns në Ballkan, e veçanërisht në Prishtinë, ku kishte një paraqitje jashtë gjitha protoolleve zyrtare e jozyrtare të institucionit që drejton, duke u takuar publikisht me politikanë. Në botë ka shumë vatra krizash e luftimesh, por një paraqitje të tillë si në Prishtinë, sa e dimë ne, shefi i CIA-s nuk e ka bë në asnjë vend. Kuptohet se kjo u bë temë e debateve dhe analizave të ndryshme, gjë që edhe pritej. Vizita dhe paraqitja publike e drejtorit të CIA-s në Prishtinë është komentuar dhe analizuar nga të gjitha këndëvështrimet. Por një gjë që nuk është analizuar është fakti se Burns ka lëvizur në një trajektore, që kur bëhet fjalë për vizitat e mysafirëve të lartë, zakonisht përfshin edhe Shkupin dhe Tiranën, ose së paku njërën prej tyre.
Më herët, anashkalimi i një vendi të Ballkanit nga agjendat e vizitave të mysafirëve të lartë, konsiderohej si shenjë qortuese dhe injoruese për vendin në fjalë, e madje edhe nënçmuese.

Mirëpo kohët e fundit, anashkalimi i një vendi nga agjendat e këtyre vizitave, nga qeveritë përkatëse preferohet të konsiderohet si sinjal se vendi i tyre është stabil dhe nuk përballet me ndonjë rrezik destabilizimi.
Në Maqedoninë e Veriut kemi një kontekst unikat politik, ku pushteti pretendon se opozita po përgatit destabilizim, kurse opozita pretendon se pushteti po krijon frikë të panevojshme, për të defokusuar opinionin. prandaj, në rastin tonë, menistrimi opozitar pretendon se mosardhja e drejtorit të CIA-s në Shkup tregon që pretendimet për destabilizim në vjeshtë janë të pabazuara. Nga ana tjetër, meinstrimi pro-pushtet pretendon se tentimet për destabilizim janë reale, por se mosardhja e shefit të CIA-s tregon se opozita edhe përkundër tentimeve që do të bëjë, nuk ka kapacitet të destabizlion vendin, sepse pushteti posedon kapacitet të plotë të pengojë tentimet e tilla.
Nëse përpieqmi të bëjmë një analizë nga prizmi neutral duke u bazuar në kryeqytetet e Ballkanit që i vizitoi Burns, mund të themi lirisht se mosardhja e tij në Shkup është sinjal pozitiv për vendin tonë. Vizitat e Burns në Sarajevë, Beogradi dhe Prishtinë janë sinjal se në agjendën e tij ishin pikat më neuralgjike përmes të cilave Rusia dëshiron të ndion në destabilizimin e Ballkanit (Sarajeva dhe Beogradi), si dhe Prishtina si pikë ku aleati kryesor i Putinit në Ballkan, presidenti serb Vuçiq, poashtu pretendon destabilizim.
Prandaj ky është sinjal se ne si vend, nuk jemi të rrezikuar, ose jemi në rrezik shumë më të vogël se Bosnja, Serbia e Kosova nga ndikimi malinj rus.

Vizitën e Burns në Ballkan e kanë analizuar edhe opinionistët në Maqedoninë e Veriut. Ish ministri i jashtëm, profesori Denko Maleski, thekson faktin se pas kësaj vizite udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, menjëherë e ndryshoi fjalorin e tij.

“Nuk dihet se çfarë i tha Bërns Milorad Dodikut, por ai ndryshoi narrativiin dhe sot deklaron se nuk po mendon për shkëputje por vetëm për, siç thotë ai, avancimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe atë përmes një procesi demokratik!
Pas kaq shumë dekadash, nuk besoj se ka qoftë edhe një person në Perëndim që i beson një politikani ballkanik. Pa dyshim, kritikët perëndimorë do të thoshin se politikanëve në përgjithësi nuk duhet t’u besohet, por kjo nuk është ngushëllim për ne në rajon.
Të njëjtin qëllim ka edhe vizita në Prishtinë, që t’i bëhet presion qeverisë së Kurtit që të jetë në hap me politikën amerikane dhe të mos abuzojë me faktin se “shpina e shqiptarëve” është e ruajtur nga KFOR-i. Sepse nuk ka dyshim se amerikanët dinë një nga mësimet e para të politikës ndërkombëtare, i cili paralajmëron një fuqi të madhe që të mos lejojë që një shtet i vogël të tërhiqet në konflikte të papajtueshme me interesat e tij.

Serbia dhe Beogradi, nga ana tjetër, janë një histori më vete. I paralajmëruar nga Amerika dhe Evropa që të mos ulet në dy karrige, presidenti Aleksandar Vuçiq tani është ulur në tri karrige: Rusia, Amerika dhe Kina. Në këtë situatë, me përhapjen e luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, zjarri mund të përfshijë lehtësisht Ballkanin Perëndimor. Fuqitë e mëdha janë kthyer në ditët e Luftës së Ftohtë dhe udhëhiqen nga parimi “çfarë është e mirë për ta është e keqe për ne”, pra: “kush kujt”. Lidhja e dobët e quajtur Bosnja dhe Kosova mund të shkëputet lehtësisht.

Në këtë kontekst politik, politikanët tanë, maqedonas dhe shqiptarë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Është e vërtetë, ne jemi anëtarë të NATO-s, por ajo siguri vlen vetëm nëse kujdesemi vetë që shtëpia jonë e përbashkët të mos digjet.
Deklaratat e VMRO-DPMNE-së për destabilizimin e shtetit nga BDI në vjeshtë mund të përmbajnë një grimcë të së vërtetës. Përkatësisht, BDI është në prag të hapjes së debatit për një rregullim tjetër kushtetues të Maqedonisë, sipas reputacionit, siç thotë, Belgjikës. Belgjika është gjithashtu një vend në të cilin pothuajse çdo dhjetë vjet ka reforma paqësore kushtetuese. Është vetëm një problem që BDI duhet ta ketë parasysh: as shqiptarët dhe as maqedonasit nuk janë belgë. Ndoshta edhe një tjetër, që fqinjët tanë nuk janë Holanda dhe Franca”, analizon Maleski./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More