Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

“Mosçelja e negociatave me BE-në (nuk) çon vendin në zgjedhje të parakohshme?

Shkup, 22 qershor – Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në tetor bashkë me ato lokalet, është një çështje që tashmë shtrohet logjikisht, pasi me shumë gjasë, vendi nuk do të arrijë të çelë negociatat me Bashkimin Evropian në qershor.

Një dështim i rradhës mesiguri se do të rrisë presionin mbi qeverinë, kryefjala e së cilës janë integrimet, megjithatë analistët e kontaktuar nga Zhurnal.mk, besojnë se kjo nuk do të ndodhë në tetor, për dy arsye.

E para, partitë do të dëshironin të masin forcat në zgjedhjet lokale, dhe pastaj eventualisht të shkojnë ose jo në zgjedhje parlamentare dhe, e dyta, nga shkaku se kemi një opozitë e cila më shumë parapëlqen folklorin se sa problemet reale që do të rrisnin presionin mbi qeverinë.

Analisti Todor Pendarov thotë se marrë në konsideratë kapacitetet tona demokratike, të gjitha mundësitë janë në lojë, megjithatë beson se deri në zgjedhjet lokale në tetor, opozita nuk do të mund të imponojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Rezultati i zgjedhjeve lokale është i rëndësishëm për LSDM-në dhe BDI-në, por në lojë është edhe varianti që LSDM të pas zgjedhjeve lokale të tentojë të përfshijë opozitën në qeveri dhe ta bëjë më stabile (nëse VMRO rezulton e suksesshme në zgjedhjet lokale), megjithatë, shtrohet pyetja se cila parti do të dëshironte të futet në qeveri me parti e cila shfaq tendenca të humbjes së votave, pasi qeveria do të udhëhiqet nga LSDM, dhe politikat e saj tashmë i pamë”, thotë Pendarov.

Profesori universitar Mersel Bilalli dyshon se vendi do të shkoj në zgjedhje nga shkaku i letargjisë së atyre që mund të imponojnë zgjedhje. Ai thotë se dëshprimi i qytetarëve rritet për çdo ditë e më shumë, dhe aktualisht vetëm 32 për qind e qytetarëve kanë optimizëm ndaj integrimeve në BE, kundrejt mbi 90 për qind sa ishte dhjetë vite më parë.

Kjo rrënie drastike thotë Bilalli, ka krijuar një masë letargjike të paaftë për të ushtruar presion mbi qeverinë të mbaj zgjedhje të parakohshme, pasi zgjedhjet imponohen vetëm përmes rezistencës së opozitës, e cila në aktualitetin politik mungon dukshëm.

“Këtë do ta shfrytëzoj pushteti i cili ndjehet komod, pasi kemi opozitë maqedonase dhe një shqiptare të cilat shpqrfaqin patriotizëm të rremë, ndërkohë që gjërat kruciale i lënë anash siç janë investimet e huaja vetëm në pjesën lindore të shtetit me 32 kompani të huaja me 23 mijë punësime, kurse në pjesë perëndimore vetëm një e tillë”, thotë Bilalli, sipas të cilit qeveria aktuale përkundër dëshirës së kryeministrit nuk mund të zgjërohet pasi këtë nuk e lejon BDI.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor, dhe të njëjtat shihen si një njësi matëse për forcën e partive politike.

Nëse VMRO rezulton fituese në qendrat më të mëdha, ajo do të këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilat fitorja eventuale e saj, mund të bllokoj tërësisht procesin integrues të vendit, nga shkaku i qëndrimit rigid karshi negociatave që po zhvillohen me Sofjen për çështjet identitare dhe të historisë,.

Postime të ngjashme

Rreth një orë pritet për dalje nga vendi në VK Bogorodicë

D V

“Ballkani i hapur” / Me ftesë të kujt Alexandër Soros erdhi në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç ?

R Zh

LSDM: Zgjidhet statusi i 13.000 punëtorëve të falimentuar

D V

Shkarkohet Goran Sugareski, emërohet drejtori i ri i Doganave

D V

Qeveria e rriti ndihmën për qytetarët, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

D V

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...