Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Moscertifikimi i disa kandidatëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Supreme

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të mërkurën do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë, të cilët kanë probleme me ligjin, njofton Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesën në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së në orën 11:00, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dorëzon në ora 14:00.

PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të LVV-së, duke përfshirë edhe kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti. Përveç Kurtit, nga radhët e Vetëvendosjes nuk u certifikua as Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi. Vendimi thekson se këta pesë kandidatë nuk mund të zëvendësohen me të tjerë.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Tek AAK-ja, e cila u shpreh se i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për probleme me ligjin, nuk janë certifikuar katër kandidatë. Bëhet fjalë për Shemsedin Dreshajn, Gani Dreshajn, Rrahim Ajetin dhe Shqipe Kastratin. As këta kandidatë s’mund të zëvendësohen me të tjerë.

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

D V

I nxehti afrikan, sot temperatura të larta në vendin tonë

D V

Ardhja e bashkatdhetarëve, fluks i madh i veturave në pikat kufitare – te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

D V

Në rajonin e Prishtinës, gjatë natës së kaluar janë konfiskuar 10 patentë shoferë

D V

Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Infektologu Tolaj tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...