Mosha e 14 viktimave nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 14 persona, kurse janë konfirmuar 368 raste të reja.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit të vdekjes, katër janë të grupmoshës 80 plus, shtatë raste të vdekjes i përkasin grupmoshës 70-79, dhe tri raste grupmoshës 60-69, transmeton Telegrafi.

Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.  Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MSH në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe AstraZeneca. 

Related posts

BE-ja do ta heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta – masa më të rrepta për pasagjerët nga vendi ynë

D V

Të hënën takimi i radhës Kurti – Vuçiq, opozita me akuza për mostransparencë

R Zh

Haradinaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Ata kishin ideale të kristalta atdhetare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More