Bota

Moska ashpërson masat kundër koronavirusit

Autoritetet në Moskë vendosën që gjatë dy muajve të ardhshëm t’i mbyllin restorantet, baret dhe klubet e natës, nga ora 23:00 deri në orën 6:00, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Nga data 13 nëntor deri më 15 janar, numri i spektatorëve në teatro, kinema dhe koncerte do të kufizohet në një të katërtën e kapacitetit total, tha të martën kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, duke shtuar se qyteti është duke u përballur me rritje “të ndjeshme” të numrit të të infektuarve.

Gjatë asaj periudhe, edhe studentët e kolegjeve dhe universiteteve duhet të mësojnë nga distanca.

Autoritetet shëndetësore thanë të martën se 5,902 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në Moskë gjatë ditës së kaluar.

Në gjithë Rusinë janë raportuar 20,977 raste të reja, të cilat e çojnë në mbi 1.8 milion numrin e përgjithshëm të rasteve në këtë vend.

Me këtë shifër, Rusia radhitet e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve.

Më 6 nëntor, zëvendëskryetarja e Moskës, Anastasia Rakova, ka thënë se 70 për qind e shtretërve të paracaktuar për pacientët me koronavirus në qytet, janë mbushur.

Postime të ngjashme

Sulmet terroriste në Nice, ‘blindohet’ Franca, siguri maksimale në objektet e kultit dhe shkolla, Ministri i Brendshëm: Do të ketë sërish ngjarje

S.B.

Presidenti ukrainas nesër për vizitë në Turqi

admin

BE firmos me ”Moderna”-n për vaksinën anti COVID-19. Von Der Leyen: Nesër kontrata me 160 milionë doza

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...