Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Moska drejt kthimit në normalitet

Së fundmi Moska lehtësoi masat kufizuese dhe rregullin e grumbullimit të njerëzve, duke u dhënë bizneseve që ushqejnë jetën e natës, një mundësi për t’u rikthyer në punë.

“Ishte vit i vështirë për industrinë e muzikës që ende nuk ka mbaruar. Jo të gjithë ia dolën, disa u detyruan të gjejnë punë të vërteta”, tha Anton Chizeonok, muzikant.

Autoritetet e qytetit thonë se ndryshimet u mundësuan me përmirësimin e gjendjes epidemiologjike pas uljes së rasteve të infektimeve dhe vaksinës ruse Sputnik V.

Atje po zhvillohet një fushatë e gjerë vaksinimi, që tejkalon spitalet dhe klinikat.

Banorët e qytetit mund të presin radhën për imunizim në vende si qendra tregtare shumë pranë sheshit qëndror të Moskës.

“Këtu vijnë shumë njerëz. E dimë se kështu veprohet edhe në qendra të tjera tregtare. Janë vende të njohura për banorët”, thotë Natalia Kusenkova, mjeke kryesore në Klinikën 68.

Tani i takon qeverisë që të tregojë se suksesi i arritur në Moskë është i vërtetë dhe i përsëritshëm.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi guvernatorët për zgjerimin e fushatës së vaksinimit në mbarë vendin.

Të dhënat tregojnë se shpërndarja e vaksinës në rajone ka qenë e ngadaltë.

Megjithatë Moska po vazhdon përpjekjet që t’u dëshmojë rusëve dhe botës se kthimi në normalitet është i mundur.

“Vendosa të vaksinohem sepse është falas dhe se nga ky muaj i kthehemi klasave sy më sy në universitet”, thotë Manueli, student i mjekësisë nga Ekuadori.

Edhe skena e teatrit të qytetit po kthehet në funksionin e saj. Gjatë ditës është një qendër vaksinimi, ndërsa shfaqjet me kapacitet të përgjysmuar fillojnë gjatë natës.

“Ne shpresonim që shoqëria, familjarët dhe mbështetësit e teatrit të vijnë dhe ashtu ndodhi. Ata vijnë për shfaqjet dhe vaksinimin”, tha Anna Aksakova nga Opera “Helikon”.


Vetëm se autoritetet parapëlqejnë disa grumbullime më shumë se disa të tjera.

Përkundër hyrjes në fuqi të rregullave të reja, policia shtypi me forcë protestat e mbështetësve të udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.

Mijëra njerëz janë arrestuar ndërsa bashkëpunëtorët kryesorë të zotit Navalny janë nën arrest shtëpie për shkelje të rregullave të pandemisë.

Këtyre ditëve në Moskë, turmat janë të mirëserdhura sa kohë që vallëzojnë me ritmin e duhur.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...