Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mosmarrëveshja për furnizimin me vaksina – BE publikon kontratën e diskutueshme me kompaninë AstraZeneca

Komisioni Evropian ka publikuar një verzion të redaktuar të kontratës së tij me prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca për vaksinën e saj kundër COVID-19, mes mosmarrëveshjeve të fundit për sa i përket furnizimeve.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, masa vjen disa orë pasi shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rriti presionin tek AstraZeneca në lidhje me vendimin e kompanisë për uljen e furnizimeve në BE.

Kontrata e nënshkruar në muajin gusht përmbante “urdhra të detyrueshëm”, tha ajo për radion gjermane dhe bëri thirrje për një shpjegim.

Vaksina e AstraZeneca-s pritet të miratohet sot nga rregullatori i ilaçeve nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e muajit gusht përmbante furnizimin e BE-së me 300 milionë doza pasi vaksina të miratohej nga rregullatori, me një mundësi prej 100 milionë doza shtesë.

Por, burimet e BE-së thonë se ata tani presin të marrin vetëm rreth një të katërtën e 100 milionë vaksinave që ata prisnin t’i merrnin deri në muajin mars; një mungesë prej rreth 75 milionë dozave.

Lidhur me këtë rast, AstraZeneca ka deklaruar se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë.

Postime të ngjashme

Nga sot, hyrja në Gjermani vetëm me test negativ antiCOVID-19

D V

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

D V

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e COVID-19 në Sydney

D V

Njihuni me shkencëtarin që po përpiqet të udhëtojë në kohë – për këtë ka një arsye të fortë

D V

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

D V

Prokurorët kryesorë amerikanë goditen nga hakerët, dyshohet se janë rus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...