Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

‘Mosmirënjohja vesi i të gjitha veseve’/ Kashahu: Gjuha e Ramës po e prish Shqipërinë me Perëndimin

kimit Evropian. Deklarata e Kashahut vjen pas notës së protestës së Ambasada Franceze në Tiranë lëshoi ndaj Ramës, pasi ky i fundit kritikoi në prani të Erdoganit gjatë vizitës së fundit në Turqi, vendet e BE-së për mosmbështetje me vaksina.

‘Ka filluar ky vit dhe kryeministri ka lëshuar që ditën e parë një tiradë banalitetesh, akuzash e etiketimesh kundër BE, e tashmë edhe për Francën si shtet anëtar të saj në mënyrë nominale. Një përgjigje protestë nga Ambasadori i BE dhe një notë proteste nga Ambasada Franceze ka qenë kundërveprimi. Të dyja në të njejtën frymë: i kujtojnë kryemnistrit se mungesa e mirënjohjes i ka befasuar.

BE i ka dhuruar miliarda Euro Shqipërisë gjatë këtyre viteve duke qenë donatori më i madh i vendit tonë. Aristoteli citonte se “mosmirënjohja është kryevesi” dhe gjithkush mundohet të largohet prej saj.

E kundërta në rastin e kryeministrit tonë, ai e ka përqafuar dhe po e manifeston atë pa limit në cdo komunikim në raport me partnerët tanë perëndimorë. Për më tepër ka denatyruar, si gjuhën e komunikimit të institucionit të kryeministrit me partnerët, miqtë dhe aleatët e vijës së parë si BE dhe Franca, ashtu dhe traditën e qendrimeve të diplomacisë shqiptare në raport me perëndimin.’

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...