Agjencia Zhurnal.mk

Mosrespektimi i vetizolimit, 4.000 euro gjobë për familjen nga Manastiri

Shkup, 24 mars, zhurnal.mk – Prokuroria Themelore e Manastirit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e urdhër-dënimit për tre persona të cilët kanë kryer vepër penale, mosrespektim të masësave gjatë epidemisë, sipas nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal.

Të akuzuarit, një çift bashkëshortë nga Manastiri të moshës 43 dhe 40 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre të mitur të moshës 17 vjeçe dhe një person tjetër nga Shkupi në moshë 18 vjeçare, me vendbanim në Manastir në të njëjtën adresë me familjen nga Manastiri, kanë qenë të detyruar që prej datës 14.03.2020 deri 28.03.2020 të qendrojnë në vetizolim dhe të mos largohen nga shtëpia/vendbanimi i tyre, pasi ata kishin udhëtuar nga nga Italia përmes Greqisë.

Sidoqoftë, ata nuk kanë respektuar masat për parandalimin epideminë e shkaktuar nga sëmundja infektive, koronavirus COVID-19 pasi me datë 19.03.2020 kanë lëshuar shtëpinë e tyre.

Kështu që kanë bërë shkelje dhe Prokurori ka kërkuar gjobë prej 4 mijë eurove. Ndërsa për fëmijën e mitur deri tek Gjykata Themelore për të mitur në Manastir është paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...