Mot i ftohtë me mjegull nëpër disa lugina, në disa vende me kushte për borë

nga D V

Shkup, 16 janar – Në mëngjes moti është i ftohtë me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Gjatë ditë do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me kushte për borë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga -1 deri në 7 gradë.

Në Shkup, në mëngjes mot i ftohtë me paraqitje të mjegullës së dobët, gjatë ditës kryesisht me vranësira dhe qetë. Temepratura minimale do të bie deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 4 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, nga e premtja do të mbisundojë mot stabil me rritje të temperaturave të ditës.

“Temperaturat e mëngjesit gjithkund do të jenë nën zero, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën – 10 gradë. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperatura më të ulëta të ditës”, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More