Mot i vranët dhe i freskët, reshje më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore

Shkup, 30 shtator – Sot në vendin tonë do të përqendrohet mot kryesisht me vranësira dhe i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, ku kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme dhe pritet lokalisht të ketë deri 20 l/m2. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë prej 9 deri 16, ndërsa maksimalja prej 14 deri 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 18 gradë.

Moti i këtillë do të përqendrohet deri të premten, kur paradite do të ketë reshje lokale me intensitet më të dobët, ndërsa pasdite do të ketë stabilizim të motit.

Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme do të përqendrohet moti me diell me vranësira mesatare dhe me rritje të temperaturave ditore. 

Related posts

Editorial/ Kush do të jetë më i zoti të formojë shumicë të re parlamentare pas zgjedhjeve

N E

Zaev: Evropa është familja jonë dhe presim të na pranojë

D V

Kurti: Minishengeni nuk ofron vizion për rajonin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More