Mot i vranët dhe i ftohtë me shi dhe me erë

Shkup, 7 tetor – Moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut. Reshjet kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme, me karakter të rrëmbyeshëm dhe të përcjella me erë të përforcuar juglindore, veçanërisht në pjesët perëndimore ku në shumë vende do të bien edhe mbi 30l/m2 shi.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 13, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 10 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, kohë pas kohe të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 12, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë vetëm 14 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut me intensitet të ndryshuar. 

Related posts

Shaqiri: Reforma e administratës shtetërore dhe digjitalizimi janë prioritetet kryesore të Qeverisë

N E

Më 13 tetor fillon procesi gjyqësor për të arrestuarit në protesta

D V

Samit rinor klimatik: Sistem arsimor i cili i përfshin ndryshimet klimatike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More