Mot me diell dhe i ngrohtë, nga nesër shi

nga D V

Shkup, 1 prill – Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri në 29 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës do të fryjë erë herë pas here e fortë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë.

Vazhdon periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Paraditen e së martës do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje të dobëta lokale shiu dhe rënie të lehtë të temperaturave gjatë ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More