Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 36 gradë

nga D V

Shkup, 27 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite kryesisht në zonat malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 7, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.

Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite   dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Për nesër është paralajmëruar mot i paqëndrueshëm,    kryesisht në zonat veriperëndimore të vendit. Më shumë kushte për paqëndrueshmëri do të ketë nga e enjtja, kur në disa vende paralajmërohet paraqitja e shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë. Temperatura ditore do të jetë në rënie graduale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More