Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mot me diell dhe i ngrohtë

Shkup, 5 shkurt – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites nëpër disa gryka do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 22 gradë.

Në Shkup, në mëngjes me paraqitje të mjegullës, e cila gjatë ditës do të ulet dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë.

Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren çka do të shkaktojë shkrirjen e mbulesës së borës në male. Nëpër lugina në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Nën ndikimin e valës së lagësht të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme të shoqëruara me erë të përforcuar jugore. Reshje të përkohshme lokale të shiut do të ketë edhe të mërkurën. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...