Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me shi lokal dhe vetëtima

Shkup, 5 korrik – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët jugore do të ketë më shumë periudha dielli. Në orët e mesditës dhe të pasdites do të ketë vranësira të rritura dhe kryesisht në pjesët veriperëndimore paraqitje të shiut afatshkurtër lokal dhe bubullima të rralla.

 

Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 27 deri 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, nga orët e mesditës me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë.

Vijon periudhë me mot kryesisht me diell, me temperatura më të larta dhe me kushte për paqëndrueshmëri të izoluar të enjten dhe gjatë fundjavës.

Related posts

Pendarovski: Me Bullgarinë me muaj nuk kemi bisedime

D V

Nikolloski: Kur refugjatët nga Afganistani do ta shohin gjendjen në Maqedoni, do të kërkojnë të kthehen sërish

D V

Hetuesit gjerman arritën në vendngjarje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More