Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri 40 gradë

nga D V

Shkup, 29 korrik  – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare, sidomos në zonat malore ku do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, mjaft e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja nga 33 deri 40 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë 38 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore ( në disa vende mbi 60km/h) gjë që do të shkaktojë ulje të lehtë të temperaturës së mëngjesit dhe asaj ditore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More