Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë

Shkup, 25 janar – Në disa vende sot në mëngjes ka reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Gjatë ditës moto do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës sërish do të ketë reshje të shiut, në malet borë, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit gjatë natës reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta.

Temperatura maksimale do të jetë prej 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.

Nesër moti do të jetë i vranët me reshje të cilat do kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta. Në malet dukshëm do të rritet mbulesa e borës, ndërsa për shkak të erës së përforcuar do të ketë kushte për paraqitjen e shtjellave të borës. Reshje lokale nga bora e kohëpaskohshme do të ketë edhe të mërkurën. Në dy ditët e ardhshme do të fryjë erë e përforcuar veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturës. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...