Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa vende stuhi lokale me reshje të dendura të shiut, erë e fortë dhe breshër

nga D V

Shkup, 19 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në shumë vende do të jetë e paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 34 deri 40 gradë. UV indeksi është tetë.

 Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër.

DPHM-ja njofton se moti nesër në shumë vende do të jetë e paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër.

Nga e diela dhe gjatë javës së ardhshme të punës, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, vende-vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa ato ditore do të kenë rënie graduale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More