Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mot me diell me vranësira mesatare lokale

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 11 deri 17 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë.

Valë e re e lagështisë pritet të martën kah fundi i ditës, gjatë natës dhe të mërkurën, kur do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet, veçanërisht në pjesët veriore – me reshje të borës.

Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë veriore e përforcuar, ndërsa nga e enjtja dhe në ditët në vijim do të ketë stabilizim të motit me temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të jenë negative. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale

Postime të ngjashme

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

Spasovski demanton: Nuk ka ndërprerje, ka kërkesa të shtuara për dokumente personale

Bekim Laçi

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...