Mot me diell në Shqipëri, temperaturat deri në 36 gradë

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në Shqipëri parashikohet të mbajë mot i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell në pothuajse të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

SHMU njofton se në lindje nuk do të mungojnë kalime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve gjatë pasdites.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 32 deri në 36 gradë.

Era me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era në pjesën e parë të ditës fiton shpejtësi 7-15m/s, ndërsa pas mesditës me shpejtësi deri 9m/s.

Deti – Valëzimi i forcës 1 deri në 3 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More