Mot me vranësira dhe i ftohtë me shi të përkohshëm

Shkup, 9 tetor – Moti  do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 9 deri në 13 gradë Celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup, moti do të jetë i  ndryshueshëm  me reshje të përkohshme të shiut  me intensitet të dobët deri në mesatar. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të bie deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.

Edhe në ditët në vijim  do të jemi nën ndikim të masës së lagësht ajrore, moti do të mbajë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Reshjet përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme, vende-vende të ndjekura me erë të përforcuar, informojnë nga DPHM. 

Related posts

Bursa nga Ambasada Britanike për studime master në Britani

Z H

Mot me vranësira, në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje të kohëpaskohshme të shiut

D V

Regjistrimi i popullsisë, Nuhiu thirrje mërgimtarëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More