Agjencia Zhurnal.mk

Mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë

Shkup, 13 nëntor – Zhurnal.mk – Mot kryesisht me vranësira me erë të dobët deri mesatare do të mbisundojë sot në vend. Paradite, posaçërisht në lindje të shtetit do të ketë reshje të shiut dhe përkohësisht do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura e ditës do të lëvizë në interval prej 12 deri 19 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me reshje të shkurta të shiut dhe erë të dobët deri mesatare kryesisht jugore. Temperatura do të arrijë deri 17 gradë.

Më së shumti shi deri në orën shtatë të mëngjesit ka pasur në Llazaropole – 54 litra në metër katror, ndërsa më së paku në Shkup – pesë litra në metër katror.

Më ftoftë sot në mëngjes është në Mavrovë ku janë matur 4 gradë, ndërsa më nxehtë në Dojran – 15 gradë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...