Shkup, 31 dhjetor – Zhurnal.mk – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut, të cilat vende-vende në pjesët lindore përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima të rralla. Në zonat malore në pjesët perëndimore reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e matur deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Deri në orët e mbrëmjes reshjet pothuajse gjithkund do të ndalen, ashtu që gjatë natës së Vitit të Ri në pjesën me të madhe të vendit moti do të jetë i thatë, përveç në rajonet perëndimore ku ende ka kushte për shi të dobët, ndërsa në zonat malore borë e dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 9 deri 15 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 7 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 13 gradë.
Të premten dhe të shtunën moti do të jetë i qëndrueshëm, paradite me kushte për mjegull të dobët në disa fushëgropa, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të dobëta deri në mesatare. Reshje më të rrëmbyeshme të shiut priten nga e diela.