Mot me vranësira mesatare, në disa vende të reshura të shiut, në male borë

nga D V

Shkup, 15 nëntor – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët jugperëndimore me të reshura të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta të borës. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri 11 gradë.

Në Shkup moti kryesisht do të jetë me vranësira dhe erë mesatare veriore. Nga fundi i ditës vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura minimale do të ulet deri 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë Celsius.

Sipas DPHM, në ditët e fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta në mëngjes. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More