Mot me vranësira, mjegull dhe reshje të kohëpaskohshme

nga D V

Shkup, 28 shkurt – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina paradite. Pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite në pjesë të luginës me mjegull, ndërsa gjatë ditës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

Nesër dhe gjatë fundjavës reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme. Të dielën dhe të hënën mbrëma nëpër male dhe në disa vende më të larta kryesisht në pjesët veriore dhe verilindore reshjet do të jenë të kohëpaskohshme të borës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More