Mot me vranësira, në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 1 tetor – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët, paradite në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut me intensitet të dobët. Pasdite do të ketë pakësim të vranësirave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 8 deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 17 deri 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët me temperaturë të mëngjesit deri 12 gradë, ndërsa e ditës deri 21 gradë.

Related posts

Zëvendësministri Agim Nuhiu, uron Kurban Bajramin

R Zh

Qeveria përgatitet për ligje të reja, koxha punë i pret deputetët pas pushimeve

Redaksia

KSHZ: Gjithsej 5164 persona janë kontrolluar në Listën zgjedhore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More