Mot stabil me mëngjese të ftohta dhe në ditët në vazhdim

nga D V

Shkup, 4 shkurt – Vijon periudhw e motit stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, informojnë sot nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Për nesër paralajmerohet të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit, do të fryjë erë e fuqishme veriore. Në disa vende, temperatura do të jetë minus shtatë gradë Celsius. Pritet që temperatura maksimale të arrijë në 12 gradë Celsius në Gjevgjeli.

Për në Shkup është paralajmëruar se temperatura minimale prej minus tre gradë Celsius. Maksimumi pritet të arrijë në 10 gradë Celsius.

Të premten në orët e paradites në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira të shtuara me kushte të dobëta të shiut në pjesët jugore, paralajmërojnë sinoptikët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More