Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Moti ekstrem kërcënon fëmijët e zhvendosur irakianë

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut (IHCHR), moti ekstrem kërcënon jetën e fëmijëve irakianë të zhvendosur në kampe, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jeta e mijëra njerëzve të zhvendosur, veçanërisht e grave dhe fëmijëve, janë nën kërcënim”, tha Fadel al-Gharrawi, një anëtar i IHCHR-së.

Al-Gharrawi shtoi se shumica e irakianëve të zhvendosur po jetojnë në kampe pa qasje në ngrohje, gjë që po shkakton sëmundje.

Iraku po përjeton temperatura nën gradën zero, kryesisht gjatë netëve.

Qindra mijëra irakianë nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat u shkatërruan gjatë luftës kundër DEASH-it që filloi në vitin 2014.

Grupi terrorist pushtoi territore të mëdha, përfshirë provincat Mosul, Salahuddin dhe Anbar, si dhe pjesë të provincave Diyala dhe Kerkuk. Në vitin 2017, forcat qeveritare morën përsëri kontrollin e zonave.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...