Agjencia Zhurnal.mk

Moti i keq, shiu dhe stuhia e forte goditi pjesë të Ballkanit

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë Ballkanin, duke krijuar përmbytje, I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhivenë 24 orët të fundit. Reshjet e shiut dhe era e fortë ka përfshirë bregdetet në Shqipëri, duke u prishur plazhin pushuesve të këtij fillim gushti. Çadra të përmbysura, shezlone të shkatërruara e çdo gjë rrëmujë, kjo ishte panorama që la pas stuhia në plazhet. Bizneset e ndërtuara më struktura të lehta si baret verore buzë detit kanë pësuar dëme të vogla.    Sinoptikanët rajonal kan deklaruar se është një situatë e përkohshme pasi shirat do të largohen gradualisht nga bregdeti madje duke filluar që nga sot. Të enjten temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 37 gradë. Edhe nesër moti do jetë i vranët me reshje të pakta. Të premten reshje do të ketë vetëm në zonat malore. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi temperatura në 37 gradë.    Në Kosovë në një njoftim nga Instituti Hidrometeorologjik kanë  paralajmëruar vërshime të shpejta në disa zona. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat.    Një stuhi e shkurtër por e fortë goditi mbrëmë Dubrovnikun, vendin më të frekuentuar nga turistët e huaj. Sipas mediave Kroate, Stuhia e forte që zgjati rreth gjysmë ore shkaktoi dëme edhe të, Slavonski Brod dhe Nisice, të cilat llogariten sim ë të prekurat. Stuhia shkaktoi dëme në çatitë e shtëpive, dëmtoi pemët poashtu edhe makina.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...