Moti këtë javë me vranësira të pakta dhe diell, temperaturat deri në 18°C

nga D V

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të ketë kushte të qëndrueshme meteorologjike, e cila do të vijë si pasojë e masave të thata të ajrit dhe fushave anticiklonike që do të fokusohet mbi Gadishullin Ballkanik.

Vetëm dita e hënë dhe e premte pritet të kenë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell.

Gjatë pjesës së parë të javës (të martën dhe të mërkurën), priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E mërkurë – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

E enjte – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi I jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More