Këtë të enjte në Shqipëri pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave.
Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër, shkruan Top Channel.
Temperaturat parashikohen 15 deri 33°C në zonat malore, 16 deri 34°C në zonat e ulëta dhe 19 deri 34°C në zonat bregdetare.