Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme

Shkup, 9 janar – Zhurnal.mk – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës drejt së dielës me reshje shiu, e cila për shkak të depërtimit të masës së ajrit më të ftohtë do të ketë kushte që herë pas here të kthehet në dëborë në disa vende më të larta në pjesët veriore, ndërsa është e mundur edhe dukuri lokale e shiut të ngrirë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë veriore përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 2 deri në 7, ndërsa e ditës nga 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup, kryesisht me vranësira, pasdite dhe në fund të ditës me reshje shiu, ndërsa në malet përreth me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të deri ulet në 4, kurse temperatura ditore do të arrijë deri në 6 gradë.

Të dielën dhe të hënën do të jetë me vranësira me shi, ndërsa në disa vende më të bollshme dhe me karakter të rrëmbyeshëm. Herë pas here do të fryjë erë e fortë jugore. Nga e marta, për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit, reshjet në male do të jenë të borës dhe herë pas here do të ketë kushte dëbore në disa vende më të larta. Era do të ndryshojë drejtim në atë veriore.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...