Moti nesër me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu dhe bubullima

nga Xh M

Shkup, 24 prill – Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Temperatura minimale do të jetë në në intervalin prej 6 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë në 18 deri në 26 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Të hënën do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme shiu, ndërsa nga e marta moti do të stabilizohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More