Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare

nga Redaksia

Shkup, 21 korrik – Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 39 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More