Getting your Trinity Audio player ready...
|
Shkup, 20 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Gjatë fundit të ditës vranësirat do të rriten. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 4 deri 12, ndërsa ato maksimale do të arrijë nga 20 deri 28 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta derë mesatare, ndërsa gjatë ditës vranësia do të rritet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.
Nga e mërkura pason periudha motit të ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë me periudha me diell. Pasdite do të jetë mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima, vende-vende në formë stuhie me erëra të forta dhe breshër të izoluar. Deri të premtën temperaturat ditore do të jenë në rritje, ndërsa gjatë fundjavës do të ulen për disa gradë.