Shkup, 8 tetor – Zhurnal.mk – Moti sot paradite do të jetë më vranësira dhe reshje shiu, ndërsa pasdite reshjet do të ndërpriten dhe vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 8 deri më 17 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 13 deri më 21 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë sot paradite moti do të jetë më vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të zvogëlohen dhe reshjet do të ndërpriten. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 18 gradë Celsius.