Shkup, 18 shtator – Zhurnal.mk – Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të fuqishme veriore, e cila do të jetë më e shprehur në pjesët veriore dhe perëndimore. Në rajonet jugore do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz; prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri 31 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë mesatare deri të fuqishme veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 29 gradë Celsius.
Vranësira të rritura do të ketë edhe të shtunën, e pastaj pason periudhë e motit me diell me temperatura më të ulëta të mëngjesit.